Shumë as nuk e dinin që ishte e lidhur, por Jonida Vokshi e lëshoi lajmin e papritur tek “ Xing me Ermalin“: moderatorja bukuroshe tha se është duke menduar martesën dhe se shumë shpejt do ta shohim me fustanin e bardhë. Ishte realisht e papritur, ajo gjithmone ka qene mjaft e rezervuar kur vjen fjala tek jeta private.Partneri i saj, sic rrëfeu dhe vetë, është Besnik Krapi.
Jonida sqaroi se janë njohur gjatë xhirimeve të “O sa mirë”, ku ai ishte pjesë e kastit, si producent dhe aktor. Dhe duket që prej atëherë ka nisur një lidhje të cilën e bëri publike vetëm tani!!