KreuStil Jetese

Dasmë shqiptare në Amerikë, Afërdita Dreshaj marton vëllanë e vetëm

Këtë fundjavë që lamë pas është martuar vëllai i modeles shqiptare Afërdita Dreshaj, Arbër.

Ky i fundit ka kurorëzuar në martesë historinë e dashurisë me partneren e tij amerikane, brunen Stephanie, duke organizuar edhe një ceremoni madhështore në Amerikë, ku sigurisht nuk kanë munguar këngët dhe atmosfera shqiptare. E gjithë atmosfera ishte e organizuar sipas traditës shqiptare, me këngë e muzikë shqiptare dhe duket se familjarët po e shijonin shumë.

Një urim për vëllain e ka bërë edhe vetë Afëridta duke publikuar foton familjarë krah çiftit të ri, nënës dhe motrës së saj Jehona. Ajo që bie në sy është fakti se dy motrat Dreshaj kanë zgjedhur të veshin në dasmën e vëllait të tyre të vetëm të njëjtin fustan që i nxirrte në pah edhe linjat.

Dy motrat Dreshaj shkëlqyen në dasmën e të vëllait, veshur me fustane rozë pastel, pas trupit, matchy-matchy duke nxjerrë në pah edhe linjat e tyre perfekte.

 

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF