Armina Mevlani ka mundur të bëjë realitet ëndrrën e saj të adoleshencës duke veshur fustanin e markës së saj të preferuar. Në Festivalin e Filmit në Kanë, blogerja shqiptare e pranishme në premierën e filmit “Once Upon A Time In Hollyëood” ka parakaluar e veshur me një fustan Vivienne Westwood, një emër që ajo e ka adhuruar që herët.
“Ne moshen 19 vjecare kur mora shperblimin e pare ne pune ,gjeja e pare qe bleva ishin nje pale kepuce Vivienne Westwood, aq shume e adhuroja.”, shkruan Armina në postimin e bërë në rrjetet sociale.
Jo vetëm kaq por 27-vjeçarja ka rrëfyer edhe emocionet e saj të para kur stilistja e njohur me famë botërore i dërgoi në Tiranë fustanin që ia kishte besuar shqiptares për ta veshur në Kanë.
“Sot ne tapetin e kuq vete Vivienne Westwood me dhuroi kete fustan te mrekullueshem per te parakaluar ne premieren e filmit “Once Upon a Time in Hollywood” . Kur ky fustan mu dergua ne Tirane mu mbushen syte me lot , sepse nuk e kisha menduar kurre qe nje enderr e tille do behej realitet ❤️”.

Parashikimi i horoskopit, datë 24 maj 2019





Parashikimi i horoskopit, datë 23 maj 2019

Blogerja shqiptare me 600 palë këpucë!!





Parashikimi i horoskopit, datë 22 maj 2019







