Këngëtarja Argjentina Ramosaj feston sot ditëlindjen e saj. Artistja nga Kosova, ndonëse e shpërngulur në Hollandë dhe e tërhequr nga ekrani nuk mungon në rrjetet sociale ku është aktive herë pas here me foto.
E në këtë ditë kaq të veçantë për të, nuk kishte si të mungonte urimi i mamasë së këngëtares, Suzana Mushkolaj e cila teksa ka ndarë disa foto të së bijës e djalit të saj të vogël me një urim kaq emocionues.
“Shumë urime për vogëlushen time e cila më bëri mua prindin më krenar të planetit tokë. Uroj që udhëtimi yt në jetë të jetë i mbushur me gëzim, dashuri dhe lumturi. Të dua shumë engjëll. Ti je shoqja ime e ngushtë dhe e vetme”, shkruan nëna e 29-vjeçares.









Stil Jetese
Parashikimi i horoskopit, datë 20 maj 2019









Stil Jetese
Parashikimi i horoskopit, datë 18 maj 2019

