
DASHI
Në aspektin ekonomik, më në fund gjërat po shkojnë mirë. Në aspektin afektiv, një njohje e re, do t’ju sjell humorin dhe do t’ju bëjë të ëndërroni me sy hapur.
DEMI
Në ambientin e punës, do të shfaqni sot, cilësitë tuaja më të mira. Në aspektin afektiv, do të përpiqeni të bindni partnerin për gjëra që janë në interesat tuaja.
BINJAKËT
Në ambientin e punës, do të keni rritje në të ardhura. Në aspektin afektiv, do t’ju pres një mbrëmje plotë pasion. Yjet ju këshillojnë, në rastet kur keni nevojë për ndihmë, të kërkoni këshillat e personave të familjes suaj.
GAFORRJA
Ndikimet pozitive, do t’ju vijnë nga yjet sot, vetëm duhet të bëni kujdes me anën e disiplinës. Në ambientin e punës, do të keni shumë kurajo sot, për ti mbyllur gjërat me sukses. Në dashuri, do të keni momente të veçanta unike!
LUANI
Sot, diçka do t’ju bëjë të jeni impulsiv. Në ambientin e punës, do të bjerë gjithçka tek kompetencat tuaja, ju do të vendosni çdo gjë. Në aspektin afektiv, do të liroheni nga raportet e vjetra në çift.
VIRGJËRESHA
Sot, do të jeni të nxitur nga dikush, dhe do të jepni më të mirën e vetes. Në punë, ju kërkojnë të angazhoheni më shumë, kjo do t’ju përmirësojë në profesion. Në aspektin afektiv, duhet të jeni të kujdesshëm nga një miqësi e re!
PESHORJA
Në këtë fazë, ju mund të merrni një hakmarrje të vogël. Në aspektin privat, ju do të përjetoni përmirësime të shkëlqyera, dhe do të ecni larg. Në dashuri, humori juaj do të jetë i luhatshëm, kujdes, se mos hidhni hapa të gabuara!
AKREPI
Nuk ka nevojë të injoroni, ata persona që ju demonstrojnë dashurinë, mos u tregoni të ashpër me ta! Në punë, ju nuk jeni i kënaqur me rezultatin dhe përpiqeni ta përmirësuar atë më tej. Në dashuri, nëse jeni vetëm, njohjet e reja do t’ju bëjnë që zemra t’ju rrahë shpejt.
SHIGJETARI
Në ambientin e punës, ju do të inkurajoheni për të dhënë më të mirën e vetes. Në dashuri, duhet të përpiqeni të jeni më të sinqertë me të dashurin tuaj!
BRICJAPI
Yjet, do t’ju nxjerrin në pah, aftësitë e reja në komunikim, këto do t’ju mundësojnë të fitoni njohje të reja. Në punë, krijimtaria dhe iniciativa juaj do të lakmohen nga shumë njerëz. Në dashuri, do t’ju shfaqen emocione të reja.
UJORI
Në aspektin ekonomik, dikush do t’ju ndihmojë për të rritur të ardhurat. Në dashuri, do të keni simpati dhe emocione të reja shumë më të forta se ato që keni pasur më parë.
PESHQIT
Diçka do t’ju turbullojë sot, do t’ju bëjë nervoz, por duhet të bëni kujdes mos të provokoni personat që doni më shumë! Në punë, do të keni diskutime me një kolegun e punës.
















Si ta vishni crop top-in dhe të dukeni shik!



Horoskopi ditor, e hënë 13 maj 2019
