KreuStil Jetese

E treta e vërteta?! Një ndër aktoret më të bukura në botë do të martohet sërish

Ajo është cilësuar si një ndër femrat më të bukura të kinematografisë dhe të rejat më të fundit që kanë nisur të qarkullojnë i takojnë jetës personale. Scarlett Johansson së shpejti thuhet se do të martohet me të dashurin e saj Colin Jost.

Çifti tashmë ka zyrtarizuar në fejesë lidhjen e tyre 2-vjeçare sipas burimeve të Washington Post, konfirmuar kjo edhe nga zëdhënësi i aktores. Aktorja 34-vjeçare dhe skenaristi 36-vjeçar janë ende duke menduar për datën e ceremonisë, pasi Jost i ka bërë bjondes me sytë e shkruar propozimin e martesës.

Kjo do të jetë martesa ‘e treta e vërteta’ për Johansson, e cila më herët ka qenë e martuar me aktorin Ryan Reynolds dhe gazetarin Romain Dauric. Me këtë të fundit, 34-vjeçarja ka edhe një vajzës 5-vjeçare të quajtur Rose. Sa i përket skenaristit, martesa me aktoren do të jetë e para për të. Çifti ka nisur lidhjen që prej korrikut të 2017-ës dhe gjatë kësaj kohe është kujdesur ta mbajë romancën larg vëmendjes së medias dhe syve kuriozë të publikut.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF