KreuStil Jetese

Një romancë e re në horizont? Stine flet për jetën privat epas divorcit

Stine i dha fund martesës me bashkëshorten, këngëtaren Graciela Pashaj në fund të dhjetorit dhe duket se ky kapitull tashmë është i mbyllur dhe se artisti ka vendosur të shohë përpara.

Si prindër të një vajze të quajtur Estia, dyshja pranon se ruan marrëdhënie shumë të mira me njëri-tjetrin dhe se takon shpesh për shkak të vogëlushes. Këtë koment e ka bërë edhe vetë Stine i ftuar në emisionin “Late Night Show” të Kastro Zizo-s në Ora Neës, ku ndër të tjera ka folur edhe për mundësinë e ndonjë romance të re pas divorcit.

Ai mohoi të ketë nisur një lidhje pas ndarjes dhe pohoi se tashmë i është përkushtuar vetëm punës e se nuk ka kohë për romanca. “Fokusim vetëm tek puna. Puna është romanca më e bukur. Nuk kam as edhe një romancë, jam vetëm tek puna. Po të merrem me femrat unë, nuk punoj dot. Do ngeli albumi prapë pas dalë“, tregoi ai.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF