KreuStil Jetese

Kim Kardashian publikon foton dhe emrin e padëgjuar të djalit! Ja kuptimi

 

Kim Kardashian ka ndarë edhe foton e parë të djalit të saj të 4-të me Kanye West që erdhi në jetë nga një nënë surrogate në datën 10 Maj.

Ajo ka zbuluar gjithashtu se dyshja, ka vendosur që ta quajë djalin Psalm dhe 38-vjecarja e njohur e ka dhënë lajmin duke ndarë në rrjetin e saj social në Instagram një mesazh që i kishte dërguar bashkëshorti Ditën e festës së Nënës ku shprehej se tani ndihet i plotësuar që u bënë prindër për herë të katërt:

Reagimet lidhur me emrin e djalit të katërt të çiftit kanë qenë të shumta dhe të ndryshme në rrjetet sociale, ndërsa sa i përket kuptimit: Psalm dhe do të thotë ‘këngë’ në hebraisht prej nga është edhe origjina e emrit.

Kim dhe Kanye janë gjithashtu prindër të vajzës North 5-vjeç, djalit Saint 3 vjeç dhe vajzës Chicago 15 muajshe.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF