
Festivali i Filmit në Kanë ka nisur që prej 14 Majit e do të mbyllet më 25 Maj. Ndër emrat e njohur të kinematografisë botërore, këtë vit të shumtë kanë qenë edhe personazhet publike të Shqipërisë e Kosovës. Moderatorja Jonida Vokshi, këngëtarja Elvana Gjata, aktori Ermal Mamaqi, blogerja Armina Mevlani, modelja Heidi Lushtaku e çifti i producentëve nga Kosova Vjosa e Fadil Berisha kanë qenë emrat e njohur që kanë mundur të parakalojnë në Tapetin e Kuq më të përfolur të këtyre ditëve.
Po çfarë veshën artistët shqiptarë të pranishëm në këtë event të rëndësisshëm kinematografik? Shihni më poshtë:
Jonida Vokshi
A great experience! #cannesredcarpet
Kjo ishte dalja e parë e Jonida Vokshit në Kanë. E moderatorja nuk kërkoi të rrezikonte shumë por shkoi për një total look të zi. Fustan i zi, i hapur në formë V-je në pjesën e dekoltesë, çizme e çantë të zezë, e flokë të krehura thjesht, ishte pamja e drejtueses së “Personale” për këtë event.
Armina Mevlani
Full look before red carpet #cannesfilmfestival .
Një dalje ndryshe e blogeres shqiptare në një event. Si rrallë herë Armina kishte zgjehdur një fustan të bardhë, i gjatë e më mëngë të gjata, kombinuar me një clutch ngjyrë bezhë. Sa i përket floëkve, Armina kishte zgjedhur ti hidhte pas, duke krijuar idenë e flokëve të lagura.
Elvana Gjata
Edhe këtë dalje, artistja ia besoi stilistit të saj personal Valdrin Sahiti, duke veshur një fustan të ngushtë pas trupit me fije e temina të argjendta duke nxherr në pah asetet. Sa i përket flokëve protagonistja e filmit shqiptar “2 gisht mjaltë” kishte zgjedhur t’i mbante të lëshuar, të krehura thjeshtë e pa volum. Ajo shoqërohej në Tapetin e Kuq nga Ermal Mamaqi,producenti i filmit ‘2 Gisht mjaltë’ që kishte zgjedhur një tuxedo të zezë me kollare duke qëndruar brenda kodit të veshjes.
Heidi Lushtaku
? #cannesfilmfestival #cannes2019
Ajo e cila ka parakaluar më së shumti këtë edicion të Festivalit të filmit në Kanë ka qenë modelja nga Kosova Heidi Lushtaku. Plot 3 dalje në Tapetin e Kuq e tre fustane të ndryshme që Lushtaku i ka kombinuar edhe me flokëve e aksesorët e zgjedhur.
Vjosa e Fatos Berisha
Vjosa dhe Fatos Berisha
Çifti i producentëve të njohur nga Kosova Vjosa dhe Fatos Berisha patën githashtu mundësinë të parakalonin në Tapetin e Kuq të Festivalit. Producentja kishte zgjedhur të vishte pantallona e xhaketë të zezë, ndërsa bashkëshorti i saj po producent i qëndrojë bazikë kostumit të zi.


Parashikimi i horoskopit, datë 20 maj 2019









Parashikimi i horoskopit, datë 18 maj 2019








