Lorik Cana e ka thënë edhe vet më herët gjatë një intervistë në emisionin “Në kurthin e Piter Pan” se djali i tij i vogël 3-vjeçar i ngjan shumë. Ama në mungesë të provave, kishim edhe dyshimet tona deri më dje!
Ish-kapiteni i kombëtares shqiptare të futbollit ka publikuar një foto nga fëmijëria e tij në krah të të jëmës dhe gjejeni çfarë: Na u duke sikur po shihnim Boikenin por me sy kafë.
“Mama dhe mini Liki ❤️ dikur viti 85-86 s’jam i sigurt”, shkruan Loriku, i cilësuar sot si një ndë rmeshkujt e njohur më të pashëm shqiptarë.
Në ato pak foto që qarkullojnë online të trashëgimtarit Cana, ngjashmëria babë e bir është vërtetë kaq e madhe saqë nuk kanë munguar as komentet e ndjekësve që i vënë në dukje duke i shkruar:
“Uuuuaaauuuu skam pare kaq ngjashmeri perfekte,babe e bir”
“Boikeni i vogel copy-paste”
“Boiken kopje e jotja”



Parfum origjinal apo i rreme? Si ta zbulosh!!











Parashikimi i horoskopit, datë 27 maj 2019





