Ardit Gjebrea ka marrë urime pafund e plot dhurata në 56 vjetorine lindjes, por njëra prej tyre ka qenë shumë e vecantë për moderatorin aq të dashur nga publiku. Këtë e tregoi dhe vetë përmes një postimi në “ Instagram“ ku dallohet në foto me dhuratën speciale: bluzën e futbollistit Thomas Strakosha të shkruar me disa autografe nga pjesëtarët e klubit të futbollistëve të Lazios.
“A super dhuratë nga @dritan_shakohoxha dhe @thomas_strakosha. Faleminderit skuadra e Lazio-s, prej 40 vitesh skuadra e zemrës”,- ka shkruar Arditi.