KreuCelebrity

Merr fund pritja e ëmbël, këngëtari shqiptar në qiellin e shtatë, bëhet me vajzë!!

Është një ditë e rëndësishme kjo për këngëtarin shkodran Sidrit Bejleri: bashkëshortja e tij, Meri solli në jetë një vajzë, duke e shtuar kështu familjen e tyre të bukur! Ka qenë Sidriti vetë ai që e dha lajmin e gëzueshëm përmes një postimi në  “Instagram” . “Sot u pasuruam me një dhuratë tjetër të paçmuar nga Krijuesi. Mirëserdhe mes nesh zemra jonë më e vogël! Falenderimet për Zotin e Gjithësisë”, ka qenë mesazhi i ndjerë I tij.

Këngëtari ka edhe dy fëmijë të tjerë të mrekullueshëm, djalin Amad dhe vajzën Emel.

Ndërkohë, ai ka humbur një vajzë, Sofi, kur ishte 19 muajshe, një dhimbje të cilën e kaloi me shumë vështirësi, por jeta i solli tre dhurata të tjera të pacmuara!!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF