Kate Middleton arriti përsëri të befasojë me zgjedhjet e saj ne veshje ( për mirë, sigurisht)! Dukesha e Kembrixhit po e cimenton cdo dite e me shumë statusin e ikonës së stilit; cdo dalje e saj po kthehet në frymëzim për femrat në mbarë botën, dhe ndonëse është prej kohësh në vëmendjen e të gjithëve, kate arrin sërish të surprizojë me kombinimet qe zgjedh në eventet publike. Fustanin qe veshi në Gala Awareness Addiction, mediat britanike e kanë cilësuar si veshjen më seksi që ka mbajtur ndonjëherë në evente të tilla ( në fakt ajo është mjaft e thjeshtë, por sic duket këto reagime ndikohen nga shpatullat e hapura të fustanit).
Gala Awareness Addiction organizohet cdo cit për t`i ardhur në ndihmë personave që kanë zhvilluar varësi nga droga, por edhe familjeve të prekura nga ky fenomen. Për këtë rast, dukesha kishte zgjedhura ta kombinonte fustanin e bardhë nga Barbara Casasola, më një palë vëthë të bukur të varur dhe këpucë nga i jashtëzakonshmi Jimmy Choo.


Adrola Dushi fëmijë, njësoj e bukur sa sot!













Parashikimi i horoskopit, datë 13 qershor 2019




