Mbrëmjen e kaluar aktori Florian Binaj ndau me publikun një vendim të papritur.
Binaj tregoi se këtë verë nuk do të jetë pjesë e trupës së ‘Portokalli’ që udhëton nëpër qytetet e Shqipërisë.
Ai ka shpjeguar se është i detyruar të mos jetë pjesë për arsye personale dhe profesionale.
“Të dashur miq, mikesha dhe fansa. Për arsye personale dhe profesionale nuk do jem në turneun e ‘Portokallisë’ nëpër qytete. Suksese të gjithë kolegeve dehe kolegëve. Portokallia është gjëja më e bukur që ndodh në çdo qytet këtë verë”,-ka shkruar aktori në një postim në instastory.
Trupa e aktorëve të Portokalli gjatë muajve të verës japin shfaqje në çdo qytet të Shqipërisë, e duket se këtë vit do të mungojë një prej aktorëve më të mirë të Portokalli.

Stil Jetese
E dinit pse shoqërueset e nuses vishen njësoj?!















Stil Jetese
Parashikimi i horoskopit, datë 20 qershor, 2019


Stil Jetese
Xhinsi i zbardhur, tendenca më “cool“ e sezonit!

