Dukagjin Lipa, babai i Dua Lipës, do të sjell në Prishtinë një tjetër yll të muzikës me origjinë shqiptare. Si organizator i “Sunny Hill Festival” që mban këtë vit edicionin e dytë, ai do të rikthejë në vendin e origjinës një artiste që premton shum.ë
Bëhet fjalë për Njomzën, këngëtaren me origjinë shqiptare e cila është bërë e njohur si autore e dy këngëve më të suksesshme të Ariana Grandes, “Thank you, next” dhe “7 Rings”. Njomza jo vetëm që bashkëpunon me artisten por është edhe një ndër miket e saj më të ngushta dhe një këngëtare e spikatur në Amerikë.
Kjo është hera e parë që ajo do të performojë në festivalin veror “Sunny Hll” që do të mbahet në datat 2,3 dhe 4 gusht në Prishtinë. Në edicionin e parë të festivalit performoi përpara publikut shqiptarë vetë Dua Lipa e shumë emra të tjerë të muziëks shqiptare.










Parashikimi i horoskopit, datë 20 qershor, 2019


Xhinsi i zbardhur, tendenca më “cool“ e sezonit!







