KreuStil Jetese

Çfarë po ndodh? Bradley Cooper rikthehet në shtëpinë e Irina Shayk

Irina Shayk u rikthye në New York pas angazhimeve që pati në turneun e modës dhe gjejeni çfarë? Pasi Shayk mbërriti në shtëpi, ish-partneri i saj Bradley Cooper u pa të shkonte në apartamentin e saj këtë mëngjes.

Irina dhe Bradley e kanë kuptuar fare mirë se tashmë u duhet të ruajnë një marrëdhënie shumë të mirë miqësore për hir të vajzës së tyre.

“Për hir të Leas, ata do vazhdojnë të kalojnë kohë bashkë si familje. Bradley është një baba i mrekullueshëm. Ai gjithnjë ka qenë i përfshirë me vajzën e tij. Është e qartë që Bradley dhe Irina kanë të njëjtat qëllime për vajzën e tyre. Ata duan që ajo të jetojë një jetë normale, e rrethuar nga miqtë dhe familja. Ata janë të dy prindër të mrekullueshëm.”- u shpreh një burim pranë People.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF