KreuStil Jetese

Matchy-matchy me mamin! Khloe i vjedh vëmendjen mami Zaiminës në ditëlindjen e 32-të

Zaimina Vasjari festoi ditën e djeshme ditëlindjen e saj të 32-të dhe mbrëmjen ia kishte rezervuar një feste me familjarët dhe miqtë e ngushtë.

E darkës private në një nga restorantet e endit nuk kishte si t’i mungonte princesha e vogël e Zaiminës, vajza Khloe.

E sigurisht nuk mund të kalonte thjesht një festë e tillë, pasi mami Zai kishte menduar që ajo dhe princesha që në shkurt mbushi 1 vjeç të visheshin njësoj matchy-matchy me njëra-tjetrën.

32-vjeçarja kishte zgjedhur një jumpsuit ngjyrë bezhë, ndërsa Khloe mbante veshur një fustan tutu të të njëjtës ngjyrë kombinuar me një rreth koke me tyl.

Nuk është hera e parë që nënë e bijë vishen njësoj pasi edhe në festat e tjetra të mëparshme ish-miss sigurohet të kombonet gjithmonë me vajzën e saj të vetme.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF