Sidrit Bejleri u bë baba për herë të tretë dy ditë më parë dhe lajmin që erdhi i papritur për publikun e dha vetë artisti.
“Sot u pasuruam me një dhuratë tjetër të paçmuar nga Krijuesi. Mirëseerdhe mes nesh zemra jonë e vogël! Falenderimet për Zotin e Gjithësisë”, shkruante Sidriti për lajmin e gëzuar të lindjes së vajzës.
E për këtë moment kaq të rëndësishëm në jetën e një njeriu ka folur Sidriti në emisionin “Shqiptarët për shqiptarët” duke treguar edhe emocionet e përjetuara gjatë lindjes së vajzës.
“Merita më e madhe për sakrificën që bën për lindjen dhe rritjen e fëmijës i takon nënës. Desh Zoti shkoi gjithçka mbarë pavarësisht se ishte hera e katërt me ndërhyrje. Nuk është diçka e thjeshtë. Nëna dhe vajza gëzojnë shëndet të plotë. Desh madhi Zot na nderoi. Fëmijët janë në qiellin e shtatë. Kontakti i parë ishte një varje nofulle, sepse nuk e imagjinonin që do ishte aq i vogël bebi”, u shpreh artisti shkodran.
E sa për ngjashmëritë e të porsalindurës ai tregoi se njerëzit janë të ndarë pasi stafi i spitalit i ka thënë se i ngjan atij ndërsa mikeshat e bashkëshortes mendojnë se i ngjan të ëmës.



Parashikimi i horoskopit, e shtunë 15 Qershor




Adrola Dushi fëmijë, njësoj e bukur sa sot!












