Reperja e njohur Tayna ia ka dalë të përfundojë me sukses studimet e larta, të cilat nuk i ka lënë pas dore pavarësisht suksesit dhe angazhimit në muzikë.
“Gjithmonë edukimin kam pasë të rëndësishëm dhe ma merr mendja me thënë “S’kam fakultet” në ditët e sotme nuk është shumë lavd. Unë jam pro edukimit dhe më pasë një diplomë përveç karrierës, më pas edhe një plan B se këndimi nuk zgjat gjithë jetën”, ka thënë 22-vjeçarja në një intervistë të mëparshme kur fliste për shkollimin.
E pak minuta më parë, ylli i “Kolumbiana” ka njoftuar se ajo tashmë është zyrtarisht e diplomuar duke treguar se ia doli të përmbyll studimet e saj në degën e ‘Shkencave Kompjuterike”, një degë kjo që nuk aspak lidhje me karrierën e saj dhe atë çfarë Tayna bën në muzikë.
Proud and happy moments??? #cse
Ky është një tjetër sukses i artistes, e cila vetëm pak dit ëmë par ëka publikuar edhe videoklipin e këngës së saj më të fundit “Caliente”.



Parashikimi i Horoskopit, datë 18 qershor 2019





Këto janë 2 gjërat që Fatma urren të Alfio!









Parashikimi i horoskopit, e shtunë 15 Qershor


