KreuStil Jetese

Brune e me flokë të gjata, Ilva Tare maturane, vështirë ta njihet!

Ilva Tare është sot një prej gazetareve më të njohura e më të spikatura në vend. Me një karrierë të gjatë në fushën e gazetarisë, Tare është shkëputur së fundmi nga daljet e përditshme në ekran për rolin dhe angazhimin e marrë së fundmi si drejtoreshë informacioni pranë Euronews në Shqipëri.

Por nostalgjia për të shkuarën e ka kthyer gazetaren thuajse 25 vite më parë kur festonte mbrëmjen e maturës. Fotoja e shkrepur në vitin 1994 tregon një tjetër imazh të Ilvës, asokohe brune me flokë të gjata natyral.

E veshur me një fustan të zi me copë tyli me pika sipër dhe vathë rreth të mëdhenj, Ilva duket se që atëherë ka qenë e spikatur për veshjet trendy dhe IN për kohën.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF