Duket se ekziston një traditë e vërtetë ne mesin e familjeve mbretërore europiane përsa i takon veshjes, që do të thotë të mbajnë rroba të ngjashme apo edhe krejtësisht identike. Këtë herë, protagonistet e një episodi të tillë janë Dukesha e Kembirxhit, Kate Middleton dhe princesha e Suedisë, Sophia.
Bëhet fjalë për një fustan të bardhë tejet elegant, i cili në pjesën e sipërme është I thurur, me mëngë të gjatë dhe i mbyllur deri në fyt, ndërsa poshtë belit vjen i derdhur. Pjesa e poshtme e fustanit është prej mëndafshi. Kate e ka mbajtur ne 2016-tën, në premierën e spektaklit “ A street cat named Bob“. Ajo e veshi me këpucë ngjyrë bordo, kombinuar me një cante dore të së njëjtës ngjyrë, ndërsa Sophia me këpucë ngjyrë gri metalike, dhe cantë të vogël gri të errët.
Sophia, e shumëvlerësuar edhe ajo për stilin e veshjes, zgjodhi vite më vonë po të njëjtin fustan me rastin e një darke të organizuar në nder të presidentit të Koresë së Jugut, e cila u mbajt në Pallatin Mbretëror të Stokholmit. Qe të dyja duken shumë mirë, por kujt i rri më bukur?







Parashikimi i Horoskopit, datë 27 qershor 2019



Verë 2019! Ja bizhutë më trendi të sezonit









