Ata kanë qenë të dy të martuar me njerëz të tjerë kur janë takuar për herë të parë. Megjithatë kjo nuk i ndaloi ca shkëndija të para mes Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez, të fejuarit të saj të tanishëm.
Çifti u takua për herë në stadiumin Shea në vitin 2005, asokohe Lopez ishte e martuar me Marc Anthony, dhe në një intervistë të fundit për “Sports Illustrated” 49-vjeçarja zbuloi s eajo ndjeu ‘një energji të çuditshme’ kur e pa për herë të parë Alex.
“Në shtrënguam duart dhe kjo ishte një energji e pazakontë për 3 sekonda. 3-5 sekonda ne e pamë njëri-tjetrin drejt e në sy dhe mbetëm, u shtangëm”, tha aktorja e Selena.
Në foton e shkrepur në këtë moment, Jennifer shihet me një buzëqeshje të madhe në fytyrë teksa shtrëngon duart me të fejuarin e saj të ardhshëm.
Alex Rodriguez ishte i martuar me Cynthia Scurtis në atë kohë dhe vite më parë ai dhe Lopez patën takimin e tyre të parë në Beverly Hills Hotel në 2017-ës.
Ndonëse shumë gjëra kishin ndryshuar ajo që kishte mbetur e njëjtë ishte tërheqja që ata kishin për njëri-tjetrin.
Dy vite më vonë pas takimit të parë, çifti nisi romancën, ndërsa pak muaj më parë sportisti i propozoi Jennifer Lopez për martesë duke iu ulur në gjunjë bashkë me një unazë diamanti.