KreuStil Jetese

Blerje e çmendur! Shtëpia e re e David dhe Victoria-s është pak të thuash luksoze

Victoria dhe David Beckham kanë bërë një blerje të çmendur ditët e fundit. Investimi i çiftit i referohet një shtëpie të re që sipas mediave spanjolle është superluksoze.

Shtëpia gjendet e pozicionuar në Miami dhe kap vlerën e 36 milionë paundve dhe se aty mund të gjendet çdo gjë. Ndërtesa në fjalë është dizenjuar nga Zaha Hadid dhe ka një pishinë gjigande, SPA, sallon bukurie, një bar dhe palestër. Jo vetëm kaq por në tarracë ka dhe një pistë për helikopterët.

Ndërtesa ku ndodhet shtëpia e dyshes ka 62 kate dhe është ndërtuar në fillim të muajit korrik.

Familja Beckham ka shtëpi në disa vende të ndryshme të botës, njëra prej tyre ndodhet në Londër, një tjetër në Costwolds dhe një në Los Angeles, të cilën e shitën së fundmi për gati 30 milionë paund.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF