Që prej mbrëmjes së të mërkurës në media u bë publik lajmi se prezantuesja Fatma Methasani është shtatzënë për herë të parë. Pritja e ëmbël e Fatmës u zbulua nga burime pranë saj dhe partnerit Alfios, që konfirmojnë se brunia e InTv-së është në muajt e parë të shtatzënisë.
Ky i fundit ka bërë edhe reagimin e parë pas daljes së lajmit me anë të një postimi në Instagram. Në një foto ‘selfie’, Alfio dhe Fatma pa make up shfaqen të veshur sportiv, ndërsa kuzhinieri ka zgjedhur ta përshkruajë foton me një urim për këtë fillim muaji.
“Muaj të mbarë të gjithëve! Plot plazh diell dhe lumturi”, shkruan 30 vjeçari duke mos dashur të shkruajë diçka lidhur me lajmet e fundit se ai dhe Fatma shumë shpejt do të mirëpresin në jetë fëmijën e tyre të parë.






Stil Jetese
Parashikimi i Horoskopit, datë 01 gusht 2019












Stil Jetese
Parashikimi i Horoskopit, datë 31 korrik 2019

