
DASHI
Sot yjet ju këshillojnë të vëzhgoni me kujdes personat që ju rrethojnë. Në ambientin e punës do të jeni mjaft aktivë në vendimmarrje. Në dashuri do të jeni mjaft të dashur në lidhje me partnerin.
DEMI
Do të jeni mjaft energjikë dhe njerëzit tuaj do e vlerësojnë këtë mënyrën tuaj. Në ambientin e punës duhet të jeni të vëmendshëm në investime. Në aspektin afektiv gjithçka vazhdon në harmoni duke marrë vendime të rëndësishme.
BINJAKET
Do të keni një personalitet mjaft të fortë e asgjë nuk do të largojë vëmendjen nga propozimet tuaja. Në ambientin e punës nuk do të dëshironi të impenjoheni dhe shumë. Në aspektin afektiv do të jetoni momente magjike me mikun tuaj.
GAFORRJA
Do të jepni më të mirën nga vetja juaj. Në ambientin e punës do të bëni gjithçka vetë e nuk do të pranoni ndihmë. Në dashuri do të frekuentoheni me një person mjaft interesant.
LUANI
Do të jeni të favorizuar në fushën e komunikimit. Në ambientin e punës do të bëni një analizë të kujdesshme mbi një situatë delikate. Në aspektin afektiv do të jeni të lirë në zgjedhjet tuaja.
VIRGJERESHA
Do ju duhet të merrni përsipër përgjegjësi të cilat nuk mund ti lini mënjanë. Në ambientin e punës yjet ju ftojnë të evitoni sa më shumë supozimet apo hollësirat pasi nuk do të fitoni asgjë. Në aspektin afektiv do të jenë të favorizuar të gjithë ata që janë singëll.
PESHORJA
Do të ndiheni keq nga personat që nuk do të kuptojnë nevojat tuaja. Në ambientin e punës do të jeni mjaft euforikë duke marrë përsipër mjaft përgjegjësi të reja. Në aspektin afektiv tregohuni të kujdesshëm të mos lëndoni partnerin.
AKREPI
Duhet të bëni kujdes me shpenzimet këtë periudhë . Në ambientin e punës do të punoni në harmoni me ata që ju rrethojnë. Në aspektin afektiv do të jeni intrigues.
SHIGJETARI
Do të keni mjaft besim në vetvete e do të dini si të veproni me personat që ju rrethojnë. Në ambientin e punës do tu qëndroni besnik propozimeve tuaja. Në aspektin afektiv do të zgjidhni momentet e përshtatshme për të folur hapur me partnerin tuaj.
BRICJAPI
Në aspektin afektiv do të gjeni fjalët e duhura për të shprehur ndjenjat tuaja. Një këshillë që yjet ju japin sot është të tregoheni të ëmbël e romantikë. Në ambientin e punës nuk do të mungojnë debatet me një koleg. Kujdes!
UJORI
Sot do të gjeni shumë shpejt një zgjidhje për një problem. Në ambientin e punës do të jepni prova ku të tregoni profesionalizmin tuaj. Në aspektin afektiv do të dini të merrni vendimet e duhura në momentin e përshtatshëm.
PESHQIT
Duhet të evitoni zhgënjimet sidomos nga premtimet që do ju bëhen në ambientin e punës. Në dashuri duhet të vlerësoni personat që keni afër.








Magjia e Kepit të Rodonit




Parashikimi i Horoskopit, datë 30 korrik 2019





Wow! Balenciaga shet 600 £ çantën e ujit


