Ilva Tare prej muajsh tashmë qëndron në pozicionin e Drejtoreshës së Informacionit të “Euro News Albania”. Gazetarja e mirënjohur vijon punën e saj në prapaskenë, ndërsa pritet që kanali informativ të vijë te shikuesit shqiptarë në muajin shtator.
Siç ka treguar edhe më herët Tare, studiot e reja të televizionit janë drejt finalizimit e madje të hënën ajo ka pasur një vizitore shumë speciale, vajzën e saj të madhe, Melody tashmë 4-vjeçare. “Inspektorja me e re e punimeve, te studiot e @euronews_albania”, shkruan Ilva teksa pozon krah së bijës që duket se i ka dhënë kështu bekimin mamit dhe studiove të reja.
Nënë e bijë teksa pozojnë si dy modele në foto, duken në fakt si dy shoqe: Melody një princeshë e vogël e mami Ilva si një zonjushë te të 20-tat.

Parashikimi i Horoskopit, datë 30 korrik 2019





Wow! Balenciaga shet 600 £ çantën e ujit






Parashikimi i Horoskopit, datë 29 korrik 2019







