Pas divorcit dhe marrëdhënies 17-vjeçare me ish-bashkëshortin, Arbana Osmani ka nisur një romancë të re me regjisorin e “Dua të të bëj tëlumtur”. Por kjo lidhje nuk është diçka kalimtare, e Grishaj është shumë më shumë se një partner për 36-vjeçaren.
Të gjendur bashkë me pushime në Marokë, prezantuesja e Top Channel dhe i dashuri i saj shkëmbejnë komente e komplimente kundrejt njëri-tjetrit. Më e fundit ka qenë deklarata e Arbanës dhe komenti më në foton e partnerit, që me gjasa e ka shkrepur vetë. “Paqja ime”, i shkruan Arbana të dashurit duke mos u përmbajtur në deklarata, si rrallë herë në fakt.
Ajo që mund të themi është se mesa duket Arbana ka rënë kokë e këmbë në dashuri, sepse ajo njihet për natyrën e saj të rezervuar sa i përket jetës private, për më tepër duket disi e çuditshme të lexosh kështu komentesh nga duart e Arbanës.




Parashikimi i Horoskopit, datë 29 korrik 2019










Parashikimi i Horoskopit, datë 27 korrik 2019





