Një tjetër lëvizje është mësuar se do të ndodhë në ekranet shqiptare. Është moderatorja e Tring, Brunilda Lahe që ka njoftuar largimin e saj nga emisioni i përjavshëm “My Living”, që drejton prej 4 vitesh tashmë.
Në puntatën e fundit të këtij sezoni, Lahe njofton lëvizjen e saj dhe këtë e bën në video promo të emisionit, shpërndarë në Instagramin e saj. Duke falenderuar të gjithë bashkëpunëtorët, kolegët dhe stafin, ajo ka zbuluar kështu se kjo do të jetë puntata e saj e fundit.
“Në sezonin e ardhshëm do të ketë ndryshime. Unë nuk do të jem moderatorja e programit, por ky projekt është përtej meje. Jam e bindur se ju do të jetoni bukur, do të jetoni me ‘Living’”.- shprehet Brunilda.
Nuk dihet projekti i ardhshëm i saj, apo televizioni ku do të shfaqet, por kjo do të jetë diçka që me siguri do të mësohet me nisjen e sezonit të ri televiziv.

Parashikimi i Horoskopit, datë 27 korrik 2019










Parashikimi i Horoskopit, datë 26 korrik 2019





Gadget të rejat e fundit të teknologjisë



