Rona Nishliu u bë nënë për herë më 19 korrik duke sjellë në jetë vajzën e saj. Ajo dhe bashkëshorti Floriani vendosën që ta quajtën vogëlushen Noa, dhe deri më tani ylli i muzikës nuk kishte publikuar asnjë foto për të dhënë lajmin e gëzueshëm.
Mëngjesin e së enjten, artistja nga Kosova ka publikuar të parin portret familjar, teksa mban në duar vajzën e sapolindur, e në krah i qëndron bashkëshorti.
“Ndjenja më përmbushëse dhe më kuptimplotë deri më sot! Më 19.07.2019, në duart tona erdhi Noa. Gjithë këto ditë nuk po gjej fjalët e duhura që të shpreh gëzimin tim për bekimin më të rëndësishëm në jetë.”, shkruan nëna e re teksa falenderon edhe ekipin e mjekëve që i kanë qëndruar pranë përgjatë lindjes.

Stil Jetese
Jorida Tabaku bëhet nënë për herë të tretë










Stil Jetese
Parashikimi i Horoskopit, datë 24 korrik 2019








