KreuStil Jetese

Paradë mode në Asamble, ja zonjat e bukura të PS-së që spikatën dje me veshjet

Pasditen e së martës në Pallatin e Kongreseve në Tiranë është mbajtur Asambleja e PS-së. Duke dashur të lëmë mënjanë aspektin politik të eventit, do të ndalemi pak te zonjat e pranishme e të bukura të së majtës që tërhoqën vëmendjen me look-un dhe veshjet e tyre.

Në krye të renditjes së hit parade-t tonë të modës qëndrojnë dy politikanet Elisa Spiropali dhe Blerina Gjylameti, që kanë rrëmbyer më shumë komplimente e spikatën për dukjen e tyre.


Elisa Spiropali

Spiropali, ministre aktuale pranë qeverisë Rama, kishte veshur një fustan bezhë mëndafshi e sipër kishte hedhur një pardesy verore me lidhje në bel të të njëjtit material e model, kombinuar me një palë këpucë me takë në të njëjtën ngjyrë. Si për t’i dhënë vëmendjen e merituar veshjes, Spiropali kishte zgjedhur që flokët t’i kapte pas, e si aksesorë të kishte vetëm një palë vathë me gurë.

Një tjetër politikane që pati momentin e saj në ‘paradën e modës’ ishte deputetja Blerina Gjylameti. Me flokë të krehura drejtë e thjeshtë, vëmendjen e mori fustani rozë me ngjyra e printe që i shkonte aq shumë Gjylametit me tualetin minimalist dhe që i theksonte tiparet. Sa i përket aksesorëve, fustanin e kishte kombinuar me çantën e zezë ndërsa syzet mbi kokë me tonet e fustanit tejet elegant.

Vëmendja nuk mungoi as për zonjat e tjera të pranishme që as këtë herë nuk nguruar të shfaqin elegancën dhe imazhin e tyre të kuruar.


Në foto: Mimi Kodheli, Milva Ikonomi


Ministret: Etilda Gjonaj dhe Ogerta Manastirliu

Elona Gjebrea (majtas)


Valbona Sako

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF