KreuStil Jetese

Brenda pushimeve luksoze të Victoria dhe David Beckham

Ky ka qenë padyshim një muaj i veçantë për Victoria dhe David Beckham, të cilët së fundmi shënuan edhe përvjetorin e tyre të 20-të të martesës.

Dhe festimet vazhduan për familjen e tyre, ndërsa janë larguar për pushime në Miami javën e shkuar, vend ky ku futbollisti ka qëndruar për një periudhë kohe gjatë karrierës futbollistike.

Familja e lakmuar ka dokumentuar udhëtimin në Instagram duke treguar aventurat apo momente kur David 44-vjeç provon të kërcejë salsa.

Çifti shoqërohet në këto pushime nga djemtë Romeo 16 vjeç dhe Cruz 14 si dhe me vajzën 8-vjeçare Harper, ndërsa djali i madh i familjes Brooklyn 20 vjeç ka qëndruar në Londër.

Familja nisi pushimet e tyre me një udhëtim në një park ujor, me Davidin që i shoqëroi fëmijët e tij në rrëshqitje, ndërsa Victoria veproi si kameraman, duke dokumentuar qejfin e paparë të tyre.

Nëna e katër fëmijëve pa dyshim u kujdesedhe për djalin e Eva Longoria, Santi, 13 muaj, i cili iu bashkua Beckham-ëve për një ditë në pishinë.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF