KreuStil Jetese

Eva Longoria përqafon elegancën në një ngjyrë të gjelbër smeraldi, dhe i bëri kokat të kthehen në premierën e filmit të saj të ri!!

Filmi i ri ku ajo është pjesa ë rëndësishme e kastit, mund të jetë për qytetin e humbur prej floriri, por Eva Longoria I mahniti të gjithë me veshjen e saj në ngjyrë të gjelbërt smeraldi në premierën e “ Lost City of Gold“.

Aktorja latine dukej e mrekullueshme me jumpsuitin me ngjyrën e fortë dhe mëngët e gjata e të fryra pak poshtë, që sikur balansonin pamjen. Edhe përdorimin e aksesorëve e kishte me shumë kursim; ajo që binte më shumë në sy ishte varësja me emrin e djalit, Santiago.

Eva ka preferuar po kështu edhe stilim mjaft natyral të flokëve, e ndonëse duket qartë që përpjekjet për të humbur peshën e shtatzanisë ( përfshirë dietën) e kanë dhënë rezultatin e vet, nuk e pati problem të shijonte ushqimin e shijshëm të përgatitur në studio!!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF