Fjalë të hedhura aty këtu, komente e ngacmime, foto paparazzi nëpër rrugë por Arbana Osmani ende nuk e pranonte romancën që ka nisur prej muajsh me regjisorin e emisionit të saj “Dua të të bëj të lumtur”, Eduart Grishaj.
Por ndonëse nuk pranon të pranojë lidhjen e re pas divorcit me ish-bashkëshortin, moderatorja i ka vënë vulën gjithçkaje me komentin më të fundit që ka lënë në foto e partnerit të saj të ri. “Më mungon”, i shkruan 36-vjeçarja të dashurit të saj më të ri në moshë duke marrë mbrapsht komentin e tij “Gjithashtu më mungon edhe ti”.
E gjendur me pushime në Turqi me djalin 4-vjeçar Jonin dhe anëtar të tjerë të familjes, prezantuesja e “Top Channel” duket se ndjen mungesën e të dashurit të saj, me të cilin i kaloi pushimet në fillim të muajit qershor në Mykonos. Në fakt Grishaj vijon të hedhë foto e video nga Mykonos, fiks në të njëjtat vende ku i postoi edhe Arbana 1 muaj më parë, ndoshat për të fshehur gjurmët se kanë qenë bashkë, e për të krijuar idenë se Eduarti ëhstë momëntalisht në Mykonos. Një tjetër aludim mund të jetë se Eduarti gjendet me familjen e Arbanës në Turqi dhe kërkon të heqë vëmendjen nga kjo prezencë që lë të kuptohet se lidhja është bërë serioze dhe familjare dhe poston foto të vjetra.



Parashikimi i Horoskopit, datë 19 korrik 2019








Një pjesëtar i ri në familjen e Angelina Jolie!

Parashikimi i horoskopit, datë 18 korrik 2019






Parashikimi i horoskopit, datë 17 korrik 2019

