KreuStil Jetese

Kompletohet paneli, zbulohet anëtari i pestë i jurisë së “Kënga Magjike” 2019!

Kënga Magjike 2019 ka nisur përgatitjet për edicionin e radhës që siç ka shkruar edhe më herët producenti Ardit Gjebrea pritet të jetë një edicion fantastik.

Deri më tani ishin konfirmuar 4 emrat e parë të anëtarëve të jurisë së “New Artist” që janë: Armend Rexhepagiqi, Arben Skënderi, Jonida Maliqi dhe Dalina Buzi. Ndërkohë sot sipas burimeve të News31.al juria është kompletuar me  emrin e pestë dhe të fundit që është Enkel Demi.

Juria e ‘Neë Artist’ vlerëson artistët e rinj pjesmarrës në festivalin e njohur të muzikës duke përcaktuar fatin e tyre në këtë kompeticion. Pesë anëtarët e saj ose i eleminojnë të rinjtë ose i japin atyre mundësinë për të kaluar fazat e konkurrimit e për të performuar më pas në netët gjysmëfinale në Pallatin e ongreseve krahas artistëve BIG, të njohur.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF