Ajo është një ndër modelet shqiptare më të suksesshme të këtyre viteve dhe nënë e një djali të quajtur Troi. Në intervistën më të fundit dhënë për ‘Prive” Adrola Dushi ka zbuluar 10 gjërat që nuk dinim për të.
1- Personi me të cilin zihet më shumë është babai i saj, kjo sepse janë tipa të njëjtë që bëjnë ‘xing’
2- Nuk është e fiksuar pas firmave apo markave të shtrenjta dhe për këtë është shumë e lumtur
3- Ka ëndërr që një ditë kur të jetë e stabilizuar të ketë shumë fëmijë, mundësisht një skuadër futbollisi, 10 fëmijë pse jo.
4- Mendon se ka lindur në kohën e gabuar sepse sot e irriton fakti që gjithçka blihet vetëm me para: dashurinë, ndjenjat, jetën.
5- Nuk ka ëndërruar kurrë të bëhet modele apo miss. Ëndrra e saj ka qenë të bëhet arkitekte, njësoj si i vëllai.
6- Miku më i shtrenjtë në jetën e saj është i biri, Troi. Ai ndjen çdo gjë që ka të bëjë me mami Adrolën kur ajo është e mërzitur apo shumë e lumtur.
7- Kur është shumë e stresuar Adrola ka 3 vese: ha thonjtë, kafshon faqen dhe përdredh flokët.
8- Njerëzit që e njohiin mirë e quajnë ‘pula pa kokë’ sepse në momentin që humb kontrollin bëhet sei pulë e tërbuar që nuk di as çfarë thotë as çfarë bën sepse e humbet tërësisht toruan.
9- Asgjë në jetë nuk e bën dot pa muzikë, kjo e fundit e bën të futet në një botë tjetër.
10- Çdo pikëpyetje e saj apo reflektim zgjidhjet kur ajo lan enët. Një punë kjo që e relakson modelen.







Parashikimi i horoskopit, datë 15 korrik 2019








Horoskopi ditor, e shtunë 13 korrik 2019




