KreuStil Jetese

Martohet aktorja shqiptare, pas propozimit të bujshëm kurorëzon në martesë lidhjen shumëvjeçare

Aktorja e njohur nga Kosova Fiona Gllavica, i ka dhënë fund beqarisë mbrmëjen e 12 Korrikut.

Ajo është martuar me partnerin e saj, Arbnor Pacollin, në një dasmë madhështore të organizuar në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë. E njohur me rolin e ‘Pajtesës’ në serialin e njohur “Çka ka shpija”, Fiona ka veshur në mbrëmjen e së premtes vellon e bardhë.

Disa fotografi të publikuara në rrjetet sociale, tregojnë momentin kur aktorja hyn në sallën e dasmës e i drejtohet altarit krah babait të saj. Të pranishëm në ceremoninë madhështore të martesës së aktores kanë qenë të pranishëm edhe emra të njohur të shoëbizit vendas.

Fiona Gllavica përndryshe është e njohur për rolet e saj në disa shfaqje teatrale në Kosovë, dhe kulmin e famës e arriti në serialin “Çka ka shpija”

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF