Stilistja e famshme britanike, Stella McCartney ka ngjallur një furtunë të vërtetë polemikash. Ajo tha në një intervistë për “The Observer“ se është kundër larjes së rrobave me lavatrice. Sipas stilistes, mos-larja ne kete menyre ndihmon jo vetëm që veshjet të kenë një jetëgjatësi më të madhe e të mos prishen shpejt, por është një lloj ndihme edhe për ambjentin.
Stella rrëfeu se këshilla të tilla ia kanë dhënë që në fillesat e kësaj në këtë profesion, njerëz të cilët merrnin vesh nga kjo pune.Rregulli kryesor sipas saj është: “Lëreni pisllëkun të thahet dhe fshijeni me furcë“!
Reagimet ishin të menjëhershme: mjaft ndjekës i sulmuan këto këshila, duke i cilësuar si absurde, sepse rrobat duhen larë. Por nuk ishin të paktë dhe ata që i dolën në mbrojtje, duke argumentuar se me larjet në lavatrice, lëshohen miliona mikrofibra, ndërsa këmbëngulin se ajo i dëmton mjaft rrobat, sidomos ato delikatet.