KreuStil Jetese

Modelet më të bukura ( dhe të rehatshme) të flokëve të gjatë për stinën  e verës!

Flokët duken mirë në çdo gjatësi. Megjithatë, flokët e gjatë sikur ju japin më shumë hapësirë ​​për t’u argëtuar me ngjyrat, shtresat dhe stilet. Nëse nuk jeni nga ato që shpenzojnë shumë kohë me rregullimin  e tyre dhe I anashkaloni stilet e vështira, ja disa modele komode që kërkojnë angazhim minimal. Por ka plot material edhe për ato që duan të jenë pak më kreative:

Kur kanë kaluar nja dy ditë që kur keni bërë ondet dhe nuk duken shumë mirë, një karficë e bukur në anë, ndihmon shumë

Gërsheti i crregullt i kapur poshtë duket modern dhe nuk ju lodh

Shumë në modë edhe flokët e kapur bisht poshtë me tre të ashtëquajtura “flluska`

Gërsheti në njërën anë

Flokët e derdhur e të fryrë natyrshëm

Bishti I fryrë duket dhe ai bukur

Kapja elegante në njërën anë

Të kapura lart gjysëm bishti

Efekti I “flokut të lagur“ e të lëpirë pas koke,  lart e poshtë të lëshuara

Sigurisht, dhe modeli I shtrirë vazhdon të mbetet I preferuar

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF