KreuStil Jetese

Bum kërkesash për varësen e Meghanit, bllokohet faqja online e bizhuterive!!

Meghan Markle është kthyer tashmë në një influencuese të rëndësishmë mode, e jo vetëm në Britani, por edhe nëpër botë. Cfarë vesh dukesha, vërehet me kujdes, duke qenë se ish aktorja amerikane e ka dëshmuar qartë se ka shumë shije, dhe di të kombinohet mjaft këndshëm.

Dhe në daljen surprizë që bëri në ndeshjen e tenisit të mikeshës së saj, Serena Williams, sytë u kthyen tek ajo. Kombinimi ishte mjaft I bukur, por vëmendjen e rrëmbeu më shumë varësja prej floriri me inicialin “A“ nga Archie, që ajo mbante në qafë.

Varësja me flori 18 karat, e krijuar nga australiania Emma Swann e që kushton 590 dollarë, u kthye në magnet për ata që kërkojnë dicka të ngjashme me inicialin e vet, e aq shumë kërkesa pati, sa faqja iu bllokua dy here!!!

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF