Prej disa kohësh në media kanë nisur të qakullojnë lajme se këngëtarja Dafina Zeqiri ka nisur një romancë të re me Dj Geek, dj e saj.
Pasi i dha fund historisë së dashurisë me ish-partnerin e saj Jose, me origjinë nga Republika Domenikane, artistja nuk ka pranuar të flasë mbi këtë temë deri më tani.
Por e kontaktuar nga “Revista Class” lidhur me lajmet e fundit për lidhjen me Dj Geek ajo ka mohuar që mes dy të rinjve të ketë diçka më shumë sesa në kuadrin e një miqësie.
“Jo, nuk jam në lidhje me DJ Geek. Kanë qarkulluar, po ashtu, lajme se kam qenë në një lidhje me Pëllumb Citakun (menaxherin e kompanisë Moneyz), i cili është djali i dajës. Kam 5 djem në ekip dhe jemi shumë të afërt me njëri-tjetrin, kuptohet si familje. Jemi bashkë pothuajse 24/7. Unë mbetem single dhe e vetmuar (qesh). U bë disa kohë që jam single dhe të them të drejtën, kurrë s`kam qenë më e lumtur”, -është shprehur Dafina.








I kapën mat, ky është çifti më i ri i showbizit!


Horoskopi ditor 7 korrik 2019





Fustanet e verës 2019, kanë këto ngjyra!!!!




