Alfio Rrotani feston sot ditëlindjen e tij dhe që kur akrepat kanë shënuar 00:00 surprizat kanë nisur për të.
Sapo ka mbërritur në shtëpi ai është surprizuar nga e dashura e tij e zemrës, Fatma, e cila kishte arreduar ambientin e shtëpisë ku bashkëjeton çifti me tollumbace e shkrime.
Por ky 30-vjetor i ka shkaktuar emocione të forta Alfios sepse familjarët e miqtë e tij që jetojnë në Itali i kanë pregatitur një mesazh me video të mbushura me urime. “Kam qarë 30 minuta fiks”, shkruan ish-fituesi i Masterchef Albania lidhur me videon e familjarëve.
Dy vëllezërit, prindërit dhe miqtë e tij italianë i kanë uruar ditëlindjen Alfios i cili është gjendur komplet i papërgatitur për këtë ditëlindje të 30-të.



















