3 Korriku është padyshim dita më e shënuar në jetën e këngëtares së njohur Silva Gunbardhi. Ajo u bë nënë për herë të parë në 2015-ën duke sjellë në jetë djalin e saj Dalvin.
Me rastin e ditëlindjes së katërt të vogëlushit, ylli i muzikës i ka realizuar atoj një set fotografik dhe ë njërën nga fotot që ka zgjedhur të publikojë në llogarinë personale në Instagram ka shkruar edhe një urim zemre me fjalët:
“Si sot katër vite më parë prisja me padurim të të kisha në krahë. Gëzuar ditëlindjen djali im”.
Silva dhe partneri i saj Dafi u bënë prindër për herë të parë duke djell në jetë djalin, si fryt i dashurisë së tyre disavjeçare.



















