KreuStil Jetese

‘Hell’s Kitchen’ fillon në Tetor, Renato Mekolli paralajmëron largimin!

Emisioni i njohur i gatimit, “Hell’s Kitchen” do të nisë transmetimin në muajin tetor në ekranin e Top Channel dhe vetëm pak ditë më parë është zbuluar edhe autorja e re e reality show-t.

Ajo është Zefina Hasani, e cila është rikthyer në Top Channel, pas largimit të bujshëm të tri viteve më parë ku mbante autorësinë e “The Voice Albania”.

Por pak orë më parë, shefi i kuzhinës Mekolli ka zbuluar disa detaje të reja nga emisioni duke treguar se ky sezon i dytë do të jetë një ‘reality show’ i vërtetë dhe shumë ‘më i djallëzuar’ se i vjetshmi.

Por krahas këtyre informacioneve, Renato Mekolli ka zbuluar një detaj lidhur me karrierën e tij. I pyetur nga një prej ndjekësve në Instagram nëse mendon të rikthehet sërish jashtë vendit për të punuar, shefi i kuzhinës ka zbuluar se ai mendon që në të ardhmen të largohet nga Shqipëria dhe se siç është shprehur vet ai është kalimtar në Shqipëri dhe se do të largohet përsëri.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF