KreuStil Jetese

E veshur kokë e këmbë me Chanel, Celine Dion bën kokat të kthehen në Paris!

Celine Dion është në Paris, dhe në njërën prej daljeve të saj, 51 vjecarja befasoi vërtet sepse dukej shumë elegante me veshjen e puthitur pas trupit, krijuar nga Chanel.

Jumpsuiti kushton 4.400 dollarë, dhe 1.650 të tjera, këngëtarja I ka dhënë vetëm për rripin me logon e brand-it të famshëm.815 dollarë kanë shkuar për sandalet nga Gianvito Rossi, ndërsa syzet e diellit ishin Versace.

Por ndërkohë, ajo sërish u shfaq mjaft e dobët, dhe fansat e shprehën edhe një herë shqetësimin e tyre.

“ Të dua shumë Celine- shkruante një vajzë-, por të lutem, kujdesu për veten!“.  “ Nuk te kam parë asnjëherë kaq të dobët,  vazhdon një tjetër“ , – “ kam përshtypjen që këtu dicka nuk shkon“, shton ai!!!.

Pavarësisht shqetësimit të ndjekësve, Celine këmbëngul se është shumë mirë, por sqaroi se ka rënë në peshë që kur zbuloi dashurinë për baletin.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF