Amarda Toska ka udhëtuar këto ditë drejt Valbonës në shoqërinë e mikeshave të saj dhe bashkë me të ka qenë edhe djali 6-vjeçar Joeli. Ami ka postuar në llogarinë e saj në Instagram një foto me të birin duke e puthur në buzë dhe krahas komplimenteve që i kanë ardhur për foton, një pjesë e ndjekësve e kanë sulmuar ish-prezantuesen për gjestin e puthjes në buzë.
Ata e kanë cilësuar të pahijshëm këtë veprim nënë e bir, një shembull të keq e madje kanë shkuar deri aty sa e kanë konsideruar të dëmshëm sepse puthja në buzë e fëmijës i shkakton atij probleme psikologjike.
“Ku e keni msu kte lloj stili qe i shpreh dashurin fmis duke e puth ne buz?fmin ta fali Zoti dhe i dhent jet te gjat”, shkruan një komentues.
“Femijte,nuk puthen,kurrè ne buze….(merni informacion,ne literaturèn,psikologjike-sociale)”, është një tjetër koment.
Ndërsa një tjetër ndjekës i shkruan: “Ua,një shembull i keq pėr nënat dhe fëmijët,foto më e keqe që e shoh Amarda nga Ju !!!!”
Ami, e cila ka përfunduar studimet e larta për Psikologji, ka zgjedhur të mos reagojë aspak kundrejt këtyre komenteve e as t’i kthejë përgjigjie ndonjërit prej ndjekësve që nuk e kanë pëlqyer këtë veprim në foton në fjalë.
Me siguri Ami e ka përgatitur veten që më përpara se do të ketë komente të tilla, pasi debati i puthjes së fëmijës në buzë rindizet në rrjetet sociale sa herë që një nënë e njohur e ekranit e shoëbizit publikon një foto të tillë. Për këtë gjest është sulmuar më herët edhe ish-miss e modelja Adrola Dushi, e cila është shprehur se askush nuk duhet t’i tregojë asaj se si t’ja shpreh dashurinë të birit.

Parashikimi i Horoskopit, datë 28 qershor 2019








Parashikimi i Horoskopit, datë 27 qershor 2019



Verë 2019! Ja bizhutë më trendi të sezonit







