KreuStil Jetese

Celine Dion vazhdon paradën e saj të modës, ja ç’ka veshur kësaj radhe!

Vitet e fundit, Celine Dion ka krijuar një emër të sajin në industrinë e modës e shpesh është konideruar edhe si ‘fashion icon’. Artistja edhe njëherë ka treguar stilin sensacional të veshjes të Premten në Paris teksa është fotografuar në dalje të hotelit ku po qëndron.

51-vjeçarja e “My heart ëill go on” dukej shumë bukur me një crop-top me pupla, kombinuar me një palë xhinse të gjera poshtë- njërën këmbë të përthyer- dhe me një çantë dore Feni që kushton 3365 dollarë.

Me flokët e kapura bisht pas, diva e muzikës vijon të tërheq vëmendje në çdo dalje të sajën. Celine pritet të performojë në Londër, Berlin, Paris dhe Manchester përgjatë turit të saj europian.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF