KreuStil Jetese

Në muajin e 8-të të shtatzënisë, ja si duket Jorida Tabaku

Politikania Jorida Tabaku është duke përjetuar ditët e fundit të pritjes së ëmbël. Ajo është aktualisht në muajin e tetë të shtatzënisë dhe është shfaqur në ekranin e Ora News, të martën mbrëma në emisionin “Tempora” moderuar nga Sonila Meço.

E veshur me një fustan ngjyrë të kaltër, ish-deputetja e Partisë Demokratike është shfaqur në ekran si gjithmonë e kuruar dhe ka zbuluar se në pak javë ajo pritet të sjellë në jetë një djalë.

E pyetur nga drejtuesja e emisionit, Jorida pohoi: “Djalë është pas dy vajzave”.

p

Kujtojmë se zonja e elegante e politikës është nënë e dy vajzave binjake të quajtura Arba dhe Iris e të ardhura në jetë në Qershor të 2017-ës. Kujtojmë se edhe shtatzëninë e parë, Tabaku ka qenë tejet aktive në angazhimet e saj në politikë deri në ditët e fundit të pritjes së ëmbël e të njëjtën gjë ka zgjedhur të bëjë edhe në këtë pritje të ëmbël.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF