Sophie Turner bëri dasmën e dytë me Joe Jonas në Le Château de Tourreau, në Francë, dhe vetëm tani, pas disa ditësh, vendosi t`I tregonte fansave disa foto prej saj. Aktorja e “Game of Thrones“ e mbajti me aq fanatizëm të fshehtë fustanin e nusërisë, sa u mendua se kushedi cfarë pompoziteti do të kishte, por në fakt, ai ishte mjaft I thjeshtë dhe elegant.
Motivet e bardha floreale gjendeshin sa tek fustani vetë, ashtu edhe tek velloja, ndërsa fare thjeshte aktorja kishte rregulluar edhe flokët. Fustani nga Louis Vuitton kishte një hapje shumë të bukur e të vecantë në kurriz.
Ceremonia e parë ishte zhvilluar në Las Vegas, e në atë rast, aktorja pat zgjedhur një palë kominoshe të bardha elegante për kremtimin e thjeshtë, I cili dihet se do të pasohej nga dasma e “vërtetë` në Francë.



















