Blero Muharremi do të lidhë kurorë në fund të shtatorit me të dashurën e tij, modelen Afrona Dika. Dasma e shumëpritur do të mbahet më 21 shtator dhe ceremonia do të zhvillohet në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngin e ku të ftuar do të jetnë 600 të ftuar, shumë edhe nga bota e showbiz-it.
Ndërkaq “Panorama Plus” ka zbuluar disa detaje të reja për dasmën madhështore dhe pë rplanet që çifti ka pas martesës. Burime pranë çiftit kanë treguar se këngëtari ka planifikuar me partneren e tij sjellin në jetë të një fëmijë dhe një marrëdhënie pa shumë kontroll në çift, duke respektuar hapësirat e njëri-tjetrit.
Kujtojmë se kjo është martesa e dytë e Bleros, pasi këngëtari ka qenë i martuar me aktoren nga Kosova Teuta Krasniqi, me të cilën ka edhe një vajzë 9-vjeçare të quajtur Tara.



















