Aktorja e humorit, Rudina Dembacaj feston sot ditëlindjen e saj. Dembacaj ka zgjedhur një formë ndryshe dhe shumë të natyrshme për të treguar se ka ditëlindjen dhe se ka zgjedhur ta festojë ndryshe nga çfarë mund të mendohet.
Autorja e “Mos i fol shoferit” ka shpërndarë një video teksa drejton mjetin e në sfond dëgjohet kënga e njohur malësore ‘Cunmula”.
“Unë kështu e festoj ditëlindjen! Si franceze!”, shkruan komediania, duke mos i lënë shakatë edhe në këtë postim.
Rudina mbush sot 32 vjeç dhe eshte e martua rme partnerin e saj Aleksander me të cilin ka edhe një vajzë të quajtur Viktoria.



















